Polici francez ndëshkohet pasi mori dhuratë 60.300 euro nga Mbappé
31 Dhjetor 2025
8:18
Alfred Lleshi
Një polic, përgjegjës për sigurinë e kombëtares franceze, është ndëshkuar disiplinarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kombëtare (DGPN) me pensionim të parakohshëm, pasi kishte marrë një dhuratë prej 60.300 eurosh nga Kylian Mbappé, sipas burimeve të AFP-së, duke konfirmuar një raportim të “Le Monde”.
Në qershor 2023, polici i caktuar pranë FFF-së mori shumën nga kapiteni i Francës, e ardhur nga premio e Botërorit 2022. Pagesa u raportua nga një bankier në korrik 2024, çka çoi në hapjen e një hetimi gjyqësor. Avokati i tij deklaroi: “Dhurata ishte e ligjshme, u bë me çek dhe nuk duhej deklaruar”.
Megjithëse IGPN nuk kishte aplikuar sanksion në tetor, më 20 dhjetor, DGPN vendosi pensionimin e parakohshëm për mosnjoftimin e eprorëve. Polici, mik i familjes ‘Mbappé’, kishte kërkuar pension më herët dhe pritej të largohej më 31 dhjetor. Ai pritet të punësohet përkohësisht nga FFF për Kupën e Botës 2026.
Avokati e cilësoi vendimin “të pajustifikuar”, ndërsa ish-prefekti Abdel Aïssou foli për “vullnet poshtërues”. Hetimi për punë të padeklaruar dhe pastrim parash vijon. Katër punonjës sigurie të tjerë morën nga 30.000 euro secili, gjithsej 180.300 euro, me përfaqësuesit e Mbappé që theksojnë se “gjithçka është bërë sipas rregullave, pa asnjë kundërshpërblim”.