Polici, në trafik droge/ Bisedat në ‘Skyy’, Haxhiaj negocion me trafikantët për çmimin dhe cilësinë e kokainës
schedule15:23 – 29 Nëntor, 2025
Ish Oficeri i Operacionales, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua të enjten për llogari të SPAK, dyshohet se përveç shitjes së informacioneve policore tek banda kriminale e Visit të Pojës, dyshohet se ishte i përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotike.
Kjo rezulton nga bisedat që janë administruar nga SPAK, në aplikacionin SKY Ecc, ku Igli Haxhiaj, komunikon me mesazhe me persona të tjerë për kokainë. Bisedat në fjalë bëhen, në shkurt të vitit 2021.
I PANJOHUR: O vlla, ça bone, ma ço foton e asaj… Nëse dikush do ta shofi si i bëhet dhe çfarë duhet të kemi parasysh… Pjesën tonë ku e marrim…?
IGLI HAXHIAJ: Kjo është si punë?
Në një tjetër bisede, Igli Haxhiaj komunikon sërish me të njejtin përdorues Sky Ecc, duke i kërkuar “mall” që I referohet lëndës narkotike kokainë. Kjo bisedë zhvillohet në datën 8 Mars 2021.
IGLI HAXHIAJ: Vlla, si e ke punën andej… A ke noi mall të mirë me çmim?
KODI SEJRCV: Kam Holland me 29 më duket… Ma ofruan para ca ditësh, origjinal… Se të përzim kam plot me 25 po të hy në punë me luspa me krejt.
IGLI HAXHIAJ: Qenka i shtrenjtë, kuptoj… Po prapë është duke u dhënë me aq.
Në të tjera komunikime Igli Haxhiaj sipas komunikimeve në Sky Ecc, shkruan me një tjetër përdorues të kësaj platformë ku dukshëm bisedojnë për lëndë narkotike. Në këtë bisede, përdoruesi I Sky Ecc me të cilin Komunikon Igli Haxhiaj, I dërgon një foto në dukje kokaine me mbishkrimin “BEBE”.
KODI FM369H: Kjo është… me 28 mund ta le ty… Fol e më thuaj, t’jap një për provë e shife. Por me këtë jemi me lek në dorë.
IGLI HAXHIAJ: Kuptoj file… Ça çmimi… A është e mirë?… Me lek në dorë se pa lek s’dua unë… A është e mirë di gjë?
Në të tjera biseda, Igli Haxhiaj, flet edhe për një sasi kokaine në Athinë. Biseda në fjalë zhvillohet më 1 mars të vitit 2021.
FM369H: Kam një copë në Athinë, e do? Ke me çfarë e sjell?
IGLI HAXHIAJ: Po duhet të flas… PML-n është ajo?
FM369H: Ajo ngarkesë është… A është PML, a body, rolex nuk e di fiks… Por ajo punë është.
FM369H: 29 mije blerja këtyre, 2 mije transp, 31 mije… e marrim 30mije.
Në një episode tjetër Igli Haxhiaj, komunikon sërish për kokainë, tashmë me një tjetër person të pa identifikuar. Kjo bisedë zhvillohet më 22 Tetor 2020.
IGLI HAXHIAJ: O bos, ça o kjo mo, e bukur duket.
CXQD1I: Mall këtu 38….
IGLI HAXHIAJ: A është e mirë me 37 po deshe…
CXQD1I: Jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku… i them dy copa.
IGLI HAXHIAJ: Merri nja 2 gramë, po pres dhe këtë me 37, t’ja blej ta provoj se mund të më duhen 2.
CXQD1I: Në Durrës janë këto se ka tre lloj stampash.
Ndërkohë përvec drogës, në Holandë dhe në Greqi, duket se Igli Haxhiaj, shokët e tij I kishte edhe në Barcelonë, kjo zbulohet nga komunikimet në SKY ECC.
IGLI HAXHIAJ: Ok dhe të them… sa e ka çmimin kjo në Barcelon……… Në Hollandë nga 31.5 deri në 32.5 e kanë pas marr këta çunat.
8AIVIH: BRC diku 30, 29.5 mundem.
IGLI HAXHIAJ: Janë shumë në Barcelonë?
8AIVIH: 500 por mbase …
IGLI HAXHIAJ: File, po më i sjell nja 4-5 copa poshtë… A është mundësia me i sjell në Shqipëri?
8AIVIH: Unë jo, unë t’i jap Holland ose Spain, pastaj shife vet.
Pavarësisht se SPAK, ka kapur këto biseda, të Igli Haxhiajt, deri në këto moment ndaj tij nuk është ngritur akuzë e trafikut të lëndëve narkotike, për shkak se nuk janë gjetur fakte në terren që provojnë, shit blerjen e kokainës, megjithatë për ish policine e Operacionales hetimet vijojnë.
/acbnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!