Policia kolumbiane sekuestron 14 ton kokainë, kishte destinacion Holandën
schedule22:21 – 21 Nëntor, 2025
Policia kolumbiane sekuestroi 14 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë gipsi në portin e Buenaventurës në Paqësor. Qeveria e vendit e konsideroi këtë si një nga sasitë më të mëdha të drogës të sekuestruara në vend në më shumë se një dekadë.
Policia nuk specifikoi se cili grup ishte përgjegjës për ngarkesën dhe as rrugën që mund të ndiqte, por siguroi se ishte e destinuar për në Holandë.
“Ne parandaluam miliona doza të arrinin në tregjet ndërkombëtare”, tha Drejtori i Policisë Kombëtare Kolumbiane.
Një deklaratë e policisë vuri në dukje se ata gjithashtu kanë sekuestruar gati 700 ton kokainë midis janarit dhe shtatorit, duke e konsideruar një rekord. Zhvillimi vjen teksa tensionet janë rritur ndjeshëm Uashingtonit dhe Bogotës në javët e fundit për shkak së sulmeve ushtarake amerikane kundër anijeve që dyshohet se transportonin narkotikë të paligjshëm në Karaibe dhe Paqësorin lindor, të cilat kanë vrarë dhjetëra persona.
Donald Trump i ka justifikuar sulmet duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë në konflikt të armatosur me kartelet e drogës dhe duke pretenduar se anijet drejtohen nga organizata terroriste të huaja që po mbushin qytetet e Amerikës me drogë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka quajtur presidentin kolumbian Gustavo Petro një udhëheqës të paligjshëm të drogës, duke e akuzuar atë se është i përfshirë drejtpërdrejt në tregtinë e drogës dhe bashkëpunon me trafikantët.
/abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!



