“Prej 5-6 vitesh dosjet e tyre po hetohen”, gazetari bën lajmërimin e fortë: 3 nga emrat që iu drejtua Rama në sallë, do i keni shpejt në SPAK
I ftuar në studion e News24, analisti Basir Çollaku paralajmëroi se shumë shpejt 3 deputetë të tjerë do të thirren në SPAK pasi dosjet e tyre janë prej disa vitesh duke u hetuar.
Çollaku tha se prioriteti i SHBA-ve mbetet lufta ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar, ndërsa Ramën e “ka zënë” përmbytja jo e shiut por e narkos.
“Shumë shpejt, emra që përmendi Rama në sallë, do t’i keni tek taksia e trenit sic thotë kryeministri, dosjet e tyre hetohen prej 5-6 vitesh, do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti në parlament dhe për tu përballur me drejtësinë. S’do të bëjë bereqet rezistenca e Ramës me 83 mandate, sado dilemma do të kenë, njësoj si me votimin e reformës në drejtësi do të bëhen jeshil, do të ngrenë kartonin jeshil”, tha gazetari Basir Çollaku.
Basir Çollaku: ka 3 qëndrime të ambasadës amerikane brenda ditës së sotme, deklarata e Rubios ku fliste sidomos për lirinë e shprehjes, dhe këtij qëndrimi që vjen nga një partner i Shqipërisë, i përgjigjet Rama me përkufizimin e kohës parlamentare të opozitës dhe sidomos në media ku ndjehet se nuk i ka “pushtuara” të gjitha.
SHBA të thonë në mënyrë të përsëritur se duhet të luftosh kartelet e drogës, bandat shqiptare që po bashkëpunojnë me ato të Amerikës Latine, dhe ky është cenim i sigurisë kombëtare dhe i Shqipërisë dhe SHBA-së. Pasi paratë janë nisur dhe në Shqipëri dhe në SHBA dhe në Evropë. Pra ky është prioriteti i SHBA-ve
Shumë shpejt, emra që përmendi Rama në sallë, do t’i keni tek taksia e trenit sic thotë kryeministri, dosjet e tyre hetohen prej 5-6 vitesh, do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti në parlament dhe për tu përballur me drejtësinë. S’do të bëjë bereqet rezistenca e Ramës me 83 mandate, sado dilemma do të kenë, njësoj si me votimin e reformës në drejtësi do të bëhen jeshil, do të ngrenë kartonin jeshil.
© BalkanWeb