Premier League shtrëngon rripin/ Miratohet rregullorja e re financiare, nuk ka më rroga të çmendura
schedule12:39 – 22 Nëntor, 2025
Premier League përballet me një revolucion të vërtetë financiar. Klubeve të kampionatit elitar të futbollit anglez miratuan me shumicë votash rregulloren e re për, duke vendosur një limit mbi shpezimet e pagave.
Sipas rregullores së re që hyn në fuqi nga edicioni 2026/2027, klubet mund trë zhjenzojnë deri në 85% të të ardhurave të tyre për paga dhe komisione agjentësh.
E thënë më qartë, Premier Leagu nuk do të jetë më një parajsë financiare për futbollistët, ndërsa në të ardhmen nuk do të ketë më kontrata të çmendura për lojtarët.
“Kufiri i ri i pagave synon të promovojë një fushë loje të barabartë për klubet që synojnë suksesin dhe e afron sistemin financiar të Premier League me kufirin ekzistues të pagave të UEFA-s, i cili funksionon në 70%”, tha Premier League në një deklaratë.
Në të njëjtën mbledhje Premier League hodhi poshtë një tjetër propozim të ri, që lidhej me qëndrueshmërinë financiare afatgjatë duke vendosur edhe një limit mbi shpenzimet e tjera të klubeve.
Rregullat financiare të ligës elitare të futbollit anglez ndryshohen për herë të parë pas 12 vitesh dhe kërkon të afrohet më shumë me “Fair Play Financiar” të UEFA.
Por jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë vendim. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të Anglezë dhe tre agjensitë më të mëdha të lojtarëve në vend kanë paralajmëruar betejë ligjore.
Sipas tyre, kjo rregullore kufizon fitimet e mundëshme të futbollistëve duke shkelur disa ligje themelore si “abuzim të pozicionit të pushtetit”, “kufizim artificial të kapacitetit të shpenzimeve” dhe “kufizim të paligjshëm të tregtisë”.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!