“Presione direkte dhe indirekte”/ Klodian Braho: Zgjidhja ime për këto raste është vetëm zbatimi i ligjit
schedule14:27 – 11 Dhjetor, 2025
Gjatë prezantimit të platformës në KLP, kandidati për kreun e ri të SPAK Klodian Braho u pyet në lidhje me presionet dhe se si i ka menaxhuar.
Gjatë fjalës së tij ai tha se presione ka pasur në forma direkte apo indirekte, por zgjidhja e vetme për raste të tilla është vetëm zbatimi i ligjit.
Mund të gjeni çështje nga niveli i zyrtarit , lloji i veprës dhe niveli i dëmit të shkaktuar nga vepra penale dhe niveli pasurive që janë marrë konfiskuar dhe kthyer në buxhet të shtetit.
Edhe kem ndjerë presione direkt indirekt. Por jo vetëm tani sepse tani jemi në SPAK kemi mbrojtje, por edhe kur nuk i kemi pasur këto, ka një rregull cdo çështje e vështirë, ka një zgjidhje të thjeshtë, do të zbatosh ligjin sepse ajo është zgjidhje që nuk të lë të gabosh. Kjo ka qenë zgjidhja ime”, tha ai.