Prite Ilir Shtufin e Nova Construction, Bardhi zbardh mesazhet e Ballukut me Berberin: Si u paracaktua fituesi i tenderit për Unazën e Madhe
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar pjesë nga dosja ‘Balluku‘, ku jepen komunikimet mes Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH-së, tashmë pas hekurave, dhe Ilir Shtufit. Bëhet fjalë për tenderin e Unazës së Madhe.
Në komunikime, duke iu referuar përgjimeve, Bardhi shkruan se çdo lot i kësaj vepre ka marrë kritere të shtypura në letër pa emër.
“Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni.
Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale, ndërsa nxjerr dhe pjesë nga dosja.
HETIMET
Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Dhe pak orë pas deklaratës së tij, dje në mesditë, Kryeministria çoi në Kushtetuese kërkesën për ankimim të vendimit të GJKKO.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb