Prodhon karburant për raketat, Ukraina godet me dron fabrikën ruse
Një fabrikë ruse e specializuar në prodhimin e komponentëve për karburant raketor është sulmuar sot nga dronë ukrainas, njoftoi një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.
Sipas tij, në fabrikë prodhoheshin komponentë për raketat ruse cruise X-55 dhe X-101, si dhe produkte të tjera të lidhura me naftën dhe karburantin ajror. Sulmi shkaktoi një zjarr të madh brenda ambienteve të fabrikës.
“Edhe një ndërprerje e përkohshme e prodhimit ndërlikon ndjeshëm furnizimin e armikut me karburant raketor dhe ul aftësinë e tij për të ruajtur intensitetin e bombardimeve raketore ndaj qyteteve tona,” -theksoi zyrtari i SBU-së.
© BalkanWeb