Prokurori gjerman ekstradon të dyshuarin ukrainas të Nord Stream nga Italia
Serhii Kuznietzov, 49-vjeçari ukrainas i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj tubacionit të gazit Nord Stream, ka mbërritur në Gjermani pas procedurave të ekstradimit të zhvilluara nga Italia.
Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit federal gjerman e konfirmoi këtë për ANSA-n.
Ditët e fundit, Gjykata e Kasacionit hodhi poshtë ankesën kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Bolonjës, duke lënë në fuqi dorëzimin në Gjermani të ish-ushtarit ukrainas të arrestuar me një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjermania gushtin e kaluar në provincën e Riminit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb