“Prokurori i dosjes së ‘lubisë’, kërcënime të shumta”/ Berisha: Ramës do i përgjigjemi si puçist nëse bllokon drejtësinë
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha edhe njëherë ka deklaruar se Belinda Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Berisha nënvizoi se mbështet çdo prokuror e gjyqtar që zbaton ligjin.
“Një njeri që beson se zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës është kusht për liri dhe të drejta, nuk do ketë asnjë hezitim tek ata që e zbatojnë. Me admirim për çdo burrë grua djalë vajzë që zbaton ligjin. Por nuk bie dakord me fshehjen e krimeve që ndodh aty. Ata që fshehin krime duhet të jenë përpara ligjit. Prokurorisë të guximshëm, hetues të guximshëm morën të pandehur zv/kryeministren dhe unë i përgëzoj, por mos harro jam kryeministër që kam patur një zv/kryeministër dhe që qeveria varej nga votat e partisë së tij dhe dha dorëheqjen pa e kërkuar prokuroria. Imponohen vendime antikushtetuese dhe çfarë mund të thotë njeriu i përgjegjshëm, në rastin tim. Ajo gjykatë kërkesën për masa. Rasti i Ballukut u shqyrtua në mënyrën më të rrufeshme. Çfarë drejtësie është kjo? Është drejtësi e një organizate kriminale, por në këtë drejtësi ka njerëz që i qëndrojnë ligjit dhe i përgëzoj”. Prokurori i dosjes së Lubisë kërcënime të shumëfishta. Rama do përgjigjet personalisht nëse i dhunohet gjëja më e vogël e tyre. Mos guxo të bësh presion ndaj tyre”, tha Berisha.
© BalkanWeb