Promotori i Joshua në dilemë: Do të vendosë vetë për të ardhmen pas aksidentit, besoj se…
15 Janar 2026
10:22
Telesport
Pas aksidentit me makinë të disa javëve më parë në Nigeri, ku humbën jetën Sina Ghami dhe Latif ‘Latz’ Adoyele, anëtarët e ekipit trajnues të boksierit Anthony Joshua, e ardhmja e britanikut është në dilemë. Promotori i tij Eddie Hearn tha se do të jetë vetë Joshua ai që do të vendosë për të ardhmen e tij.
Joshua ishte gjithashtu në makinë dhe kërkoi trajtim spitalor për lëndime të lehta para se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar. Kur u pyet nëse pret që Joshua të marrë një kohë të konsiderueshme pushim nga boksi, Hearn tha: “Besoj se PO. Ai ka nevojë për kohën e duhur për të pushuar”.
“Joshua ka nevojë që të ketë kohën e vet dhe të lihet vetëm për të kapërcyer jo vetëm një incident të tmerrshëm. Ai humbi dy miq të mirë. Është me zemër të thyer pas asaj që ndodhi. Kur të vijë koha e duhur, besoj se ai do të marrë vendimin e tij. Do ta dëgjoni prej tij”, shtoi më tej Eddie Hearn.
“E ardhmja e Anthony Joshua do të tregohet nga vetë Anthony Joshua. Dhe ky është i vetmi zë që duhet ta dëgjoni në këtë drejtim. Ne do t’i japim kohën e tij për të marrë atë vendim dhe për t’u shëruar. Ajo që i ndodhi nuk është normale, veçanërisht familjet e Sina dhe Latz, të cilët ishin kaq të dashur“, shtoi promotori.
“Ai do të marrë kohën e tij dhe do t’i duhet koha e tij fizikisht, mendërisht, emocionalisht, shpirtërisht para se të marrë një vendim për të ardhmen. Unë mendoj se ai do të dëshirojë të kthehet në boks, por ky do të jetë vendimi i tij kur të vijë koha e duhur. Sigurisht që nuk është një bisedë që do ta zhvilloj me të së shpejti”, deklaroi Hearn.