Protesta e Adriatik Lapajt/ Avokati i Popullit do të dërgojë vëzhgues në terren, Endri Shabani: Strukturat tona në polici e spitale
Avokati i Popullit do të dërgojë vëzhgues në terren gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë të partisë “Shqipëria Bëhet”.
Sic njofton ky institucion, “në kuadër të ushtrimit të mandatit te tij kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në terren, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për të qenë të pranishme, sipas nevojës, në ambientet e komisariateve të policisë dhe institucioneve shëndetësore”.
“Ky angazhim synon ndjekjen nga afër të çdo veprimi pasues dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore dhe të të drejtave të qytetarëve.
Avokati i Popullit do të vijojë monitorimin e situatës dhe do të ushtrojë kompetencat e tij ligjore në përputhje me zhvillimet në terren”, thuhet më tej në njoftim.
© BalkanWeb