Protesta në Shkup pro ish-krerëve të UÇK-së/ Mickoski: Do kujdesemi të mos ketë incidente, por qeveria s’ka ndërmend ta mbështesë
Në prag të protestës që do të mbahet te Sheshi Skënderbeu në Shkup, e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Kosovë, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski njoftoi se shteti do të angazhohet për t’u kujdesur për pjesëmarrësit që gjithçka të kalojë në qetësi dhe të mos ketë provokime e incidente.
Gjithashtu ai theksoi se qeveria nuk e mbështet këtë protestë.
“Qeveria nuk e mbështetë dhe nuk kemi ndërmend ta mbështesim. Gjithsesi ne do të kujdesemi që kjo të kalojë në rendin më të mirë, të mos ketë incidente, të mos ndodhë diçka që nuk duam të ndodhë. Nuk bëhet fjalë për asnjë marrëveshje politike. Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka nga pranimi në kufi e deri te realizimi dhe përfundimi i protestës. Për këtë janë informuar dhe partnerët tanë strategjik ndërsa kemi formuar dhe shtab të krizës për të ndjekur të gjitha aktivitetet 24 orë para dhe pas protestës”, tha Hristijan Mickoski kryeministër.
© BalkanWeb