Prurje e mundshme te Shqipria, mbrojtsi i AEK n lupn e kuqezinjve
Te Shqipëria po monitorojnë profile të rëndësishme, të cilat mund t’i shërbejnë kombëtares në vijim. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mbrojtësi i AEK, Stavros Pilios pëlqehet nga kuqezinjtë.
Mbrojtësi i majtë 24-vjeçar është me origjinë shqiptare dhe shihet si prurja e duhur. Ai është shok skuadre me Strakoshën dhe këtë sezon, ka luajtur 6 ndeshje me AEK.
Mediat bëjnë me dije gjithashtu se ka patur kontakte mes Sylvinhos dhe futbollistit. Karriera futbollistike e Pilios ka qenë e fokusuar në Greqi, ku ka mbajtur veshur fanellat e Gianina dhe Iraklis.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb