PS: “Zgjedhorja” dhe “Territorialja” vijojnë punën, Balla: PD nuk merr dot peng reformat
Sondazh
Loading …
schedule11:35 – 15 Dhjetor, 2025
Ndonëse Sali Berisha deklaroi se PD ndërpret çdo negociatë për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, kjo nuk e pengon aspak mazhorancën që të vazhdojë punën.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se PD nuk merr dot peng reformat.
Balla shtoi se mazhoranca mbetet e gatshme për bisedime me opozitën, teksa bëri thirrje për reflektim.
“Jemi në një moment vendimtar sa i përket rrugës së anëtarësimit në BE. Synimi është t’i mbyllim bisedimet në 2027 dhe anëtarësimin brenda 2030. Kushte, kërcënime, shantazhime, me histori komisionesh apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj PS, nuk ka. Me historinë ne ikim, ne nuk votojmë. Ata shohin punën e vet. Ne do të presim reflektim nga ana e tyre. Është vendim emocional, por mendoj se emocioni do t’u kalojë. Në janar, me fillimin e sesionit të ri, t’i rikthehet punës. Në rast se nuk e bëjnë diçka të tillë, ne e prishim dakordësinë për të prishur shumicën në dy komisionet. Pakica nuk e merr dot peng nevojën e reformës. Gatishmëria jonë për t’u ulur mbetet e njëjtë. Mbledhja e grupit ka pasur disa çështje në rendin e ditës. Ka të bëjë me një komision etike brenda PS. Sot është prezantuar mënyra e funksionimit të një komisioni etike. Ky është mandat historik.
“Në Kuvendin e Shqipërisë, nga institucionet e drejtësisë kanë ardhur shumë propozime. Janë konsultuar dhe kanë marrë konfirmim nga KE. Sa i përket ndërveprimit me BE, ndodh në çdo hap, që në depozitim të amendamenteve, deri në votimin përfundimtar. Pra, duhet të kuptojmë, jemi të detyruar t’i qëndrojmë strikt rekomandimeve që vijnë nga KE. Varianti përfundimtar, duhet të marrë konfirmim nga KE.”, theksoi ai./abcnews.al
Të ngjashme