“Pse i frikësohet Berisha takimeve të Salianjit?”/ Meçe: Ka kapur bazën, dhe kjo do ta ‘rrëzojë’ kreun e PD
schedule20:39 – 17 Dhjetor, 2025
Analisti Arben Meçe ndërsa komentoi takimet e Ervin Salianjit, tha se ky i fundit po punon me bazën.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe, u shpreh se sot kreu i PD Sali Berisha është i frikësuar sepse baza po lëviz, pasi sipas tij Salianji ka “kapur” bazën. Sipas Meçes është baza ajo që do ta rrëzojë Berishën.
“Sot Berisha është kujdesur në PD, kryesi e vogël , kryesi e madhe i ke të besuara. Berisha i ka 100% të besuar sepse janë edhe militantë në kuptimin filozofik të gjësë. E vetmja gjë që ka frikë, dhe ka problem është ajo që “e shqetësojnë zërat që prishin ekuilibrat dhe vijnë nga baza. Sot baza po lëviz sepse Salianji nuk po punon me strukturën, por me bazën dhe Berisha e di se kjo bazë do ta rrëzojë. Salianji po kap baza dhe Salianji do ta riformatojë. Ai që është kryetar do bjerë nga baza”, tha ai.