“Pse nuk hetohet Rama, ai ka firmosur”? Gazetarja replika me Lubonjën: Këtu pastrohen paratë e kartelit Sinaloa! Janë 4 vëllezër nga Belshi, do të shkojnë shumë në burg
Analisti Fatos Lubonja dhe gazetarja Klodiana Lala u përfshinë në një debat në studion e News24, në lidhje me vendimin e Kushtetueses, ku Lubonja kërkoi që SPAK duhe të hetojë dhe Edi Ramën.
Lubonja krahasoi rastin e Berishës me Ramën ku tha se lideri i opozitës po hetohet për një ligj, ndërsa Rama po firmos ligje të diskutuara.
“Këtu po pastrohen paratë e krimit, dhe në Shqipëri s’ka ekonomi tjetër vecse kriminale”, tha Lubonja.
Gazetarja e Neës24 ka ndërhyrë duke thënë se në Shqipëri po pastrohen paratë e kartelit Sinaloa ku pronarë janë 4 vëllezër nga Belshi.
“Nëse do të hapej kjo çështje këtu do të shkonin shumë prapa hekurave”, tha Lala.
© BalkanWeb