“Pse prokurori nuk lëshoi që në fillim urdhër arresti për “lubi” Ballukun?”, Berisha: Do veprohej si me Saimir Tahirin. Rama…
Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar sërish çështjen e Belinda Ballukut në një komunikim me qytetarët.
Berisha u shpreh: “Pse prokurori nuk lëshoi që në fillim urdhër arresti për Lubi Ballukun? Nuk e lëshoi se Rama nuk do pranonte kurrë arrestin dhe heqjen e tij imunitetit. Me arrest do veprohej si me Saimir Tahirin. Ai vonoi mbi një muaj autorizimin për kontrollin e banesës pasi saje qorri, zhduku të gjitha provat. Dje në mbledhje u vendos që të organizohen protesta. Në Rumani e Bullgari e përmbysën qeverinë. Nuk është e vërtetë se kryeministri kërkoi të bllokoi vendimin e Gjykatës, por dha dorëheqje dhe çoi vendin në zgjedhje. Kurse Rama është i tmerruar se ka ndarë paratë me lubi Ballukun. I dha goditje fatale luftës kundër korrupsionit. Na përket ne të mos pajtohemi kurrë me këtë çështje.
© BalkanWeb