Pse s’po shprehet Kushtetuesja për Ballukun? Ish-prokurori: Çështja e thjeshtë, por ka presion! Duhej të ishte pyetur ‘Venecia’ para seancës plenare
Ish-prokurori Besnik Muçi teksa komentoi çështjen ‘Balluku’, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, pohoi se Gjykata Kushtetuese duhej të ishte shprehur me vendimin e saj. Në programin e drekës në News24, Muçi tha se Gjykata ndihet nën presion, ndonëse çështja sipas tij është shumë e thjesht.
Ai tha se Komisioni i Venecias duhej të ishte shprehur para seancës plenare për çështjen Balluku.
“Sot gjykata Kushtetuese nuk shprehet prej 1 muaj. Nuk shprehet! Rrëzojë kërkesën, prano kërkesën e Ramës dhe rrëzo SPAK-un. Pse se bën? Ka dështuar reforma në drejtësi! Gjykata Kushtetuese nuk ka guximin të shprehet, edhe pse është çështje e thjesht, nuk ka guxim që të shprehet. Duhet investiguar se pse nuk shprehet gjykata! Për këtë çështje nuk ka nevojë për kohë. Çështja është e thjeshtë. Ka diçka nuk shkon. Nëse kërkesa do të ishte e pastër ligjërisht ditën tjetër do të ishte dhënë përgjigja. Por fakti që nuk po shprehet, duket se ka presion. Tani nguron që ta japë, pasi ligji dhe kushtetuta është në anë të SPAK-ut. Në këto momente po dëmtohen hetimet, po prishen provat. Për mua është çështje e thjeshtë. Gjykatës Kushtetuese mund t’i drejtohet Venecias dhe para se të bëhet seanca plenare. Duhej ta kishte bërë dhe këtë gjë. Por në situatën që ndodhemi ne, është agoni e institucioneve tona. Nuk është e re! Këtë bëri reforma në drejtësi. U shpenzuan shumë para, por u shkatërruar sistemi. Ka dështuar reforma në drejtësi! Të gjithë prisnim se pse s’po e thoshte BE, por u shprehën dhe ata.”, tha ai.
© BalkanWeb