PSG përballë Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale, kërkon trofeun e pestë të këtij viti
17 Dhjetor 2025
8:41
Telesport
Në prag të finales së Kupës Interkontinentale kundër Flamengo, që luhet sot në stadiumin Ahmad-bin-Ali, në Al-Rayyan, disa lojtarë të Paris Saint-Germain u takuan me shtypin për të diskutuar ndeshjen. Kapiteni i PSG, Marquinhos, theksoi rëndësinë e ndeshjes dhe ambicien e ekipit europian.
“Është një ndeshje e veçantë për të gjithë ne. E dimë sa e rëndësishme është historikisht për ekipet braziliane të fitojnë këtë trofe. Jemi ambiciozë, duam ta fitojmë këtë titull. Një trofe i gjashtë këtë sezon do të ishte i pabesueshëm“, tha Marquinhos.
PSG ka triumfuar këtë vit në Champions League, Ligue 1, Coupe de France, Superkupën Evropiane dhe Superkupën Franceze, duke e bërë vitin 2025 një sezon vërtet historik. Kupa Interkontinentale do të ishte “qershia mbi tortë” për parizienët.
Edhe Vitinha theksoi rëndësinë historike të finales: “Fitimi i këtij trofeu do të ishte i pashembullt për PSG-në dhe për klubet franceze. Një finale është një mundësi unike, duhet ta shfrytëzojmë sepse nuk e di kurrë se kur do të ndodhë përsëri.”
“Flamengo ka shumë lojtarë me përvojë dhe ndeshja nuk duhet nënvlerësuar. Do të duhet të jemi 100% gati. Përqendrimi do të jetë vendimtar dhe do të japim gjithçka në fushë për t’i shtuar një tjetër trofe një sezoni tashmë të jashtëzakonshëm”, tha Vitinha.