Publikohet video e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Atentati u krye nga një person i vetëm i maskuar
Publikohet video e atentatit ku u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, të dielën në mbrëmje në qytetin e Elbasanit.
BalkanWeb ka siguruar pamjet që tregojnë momentin kur autori afrohet i vetëm pranë makinës së viktimës dhe qëllon disa herë.
Personi i armatosur mban një kapuç në kokë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.
© BalkanWeb