Pushon hetimi për Zaganjorin/ GJKKO pranoi kërkesën e SPAK: Nuk ka vepër për fshehje pasurie
schedule18:10 – 10 Dhjetor, 2025
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Gjatë hetimeve, organi i akuzës nuk gjeti elementë të veprës penale të fshehjes së pasurisë nga Zaganjori dhe, rrjedhimisht, iu drejtua Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pushimin e çështjes.
Kërkesa për pushim është pranuar nga gjyqtari Erjon Bani. Xhezair Zaganjori, teksa drejtonte Gjykatën e Lartë, iu nënshtrua procesit të vettingut, dhe megjithëse shkalla e parë e konfirmoi në detyrë, ishte Kolegji i Posaçëm i Apelimit që vendosi shkarkimin e tij, duke argumentuar se ai nuk kishte arritur të justifikonte pasuritë.