Putin mesazh ushtarëve: Përgatituni të vazhdoni luftën gjatë dimrit
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje që forcat ruse të përgatiten për luftën gjatë dimrit. Ndërsa vizitoi një qendër komande, Putin tha se forcat e Moskës duhet të jenë gati për çdo situatë.
Gjithashtu ai falënderoi komandantët për operacionet të cilat i konsideron të suksesshme, duke i siguruar se do të kenë gjithçka për të përballuar luftën me Ukrainën dimrin e ardhshëm.
Forcat ruse të Mbrojtjes kanë rrëzuar 45 dronë ukrainas gjatë natës. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e paralajmërimit të mbrojtjes ajrore kanë arritur të godasin dronët.
© BalkanWeb