Pyetet për herë të parë nga SPAK për “21 Janarin”, ja momenti kur Berisha hyn në Prokurorinë e Posaçme, pritet me duartrokitje nga…(VIDEO)
Kryetari i PD-së, Sali Berisha merret sot në pyetje për herë të parë nga SPAK për çështjen e 21 Janarit, protestën e dhunshme ku u vranë 4 persona në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. LSA ka siguruar momentin kur Berisha del nga makina dhe hyn në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Ai siç shihet nga pamjet hyn i vetëm në SPAK, ndërkohë që mbështetës të tij e duartrokasin.
Në protestën e 21 janarit të 14 viteve më parë, Berisha mbante rolin e kryeministrit, ndërsa në protestën e organizuar nga opozita e asaj kohe u vranë 4 persona.
Për vrasjet u akuzua Garda e Republikës, ndërsa opozita e kohës, sot në mazhorancë akuzoi se pas urdhrave për vrasje qëndron ish-kryeministri.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb