Që nga debutimi Sony ka shitur 84.2 milionë konsola PS5
Sony ka shitur më shumë PlayStation 5 në tre mujorin e kaluar sesa vitin e kaluar, konkretisht 3.9 milionë nga 3.8 milionë. Në total numri i konsolave PS5 shitur që nga debutimi ka arritur në 84.2 milionë.
Ka kaluar vetëm një vit që kur Sony lançoi konsolat PS5 Slim dhe PS5 dhe pavarësisht qëndrimit pesimist të Sony, ato kanë performuar mjat mirë.
Sony ka shitur më shumë PlayStation 5 në tre mujorin e kaluar sesa vitin e kaluar, konkretisht 3.9 milionë nga 3.8 milionë. Në total numri i konsolave PS5 shitur që nga debutimi ka arritur në 84.2 milionë.
Sony pret më shumë të ardhura nga divizioni gaming sesa kishte parashikuar gjithashtu. Kompania parashikonte humbje 700 milionë dollarë prej të ardhurave për vitin fiskal 2025 për shkak të tarifave dhe shtyrjes së debutimit të Grand Theft Auto VI për në Nëntor të 2026.
Por nga ana tjetër pret që të shesë më shumë harduerë. Për vitin e plotë parashikon 29 miliardë dollarë të ardhura, 937 milionë dollarë më shumë sesa kishte parashikuar.
Rrjeti PlayStation arriti 119 milionë përdorues aktivë, 3 milionë më shumë sesa vitin e kaluar. / PCWorld Albanian