Qëlluan me armë zjarri ndaj një biznesi/ Kukës, arrestohet 59-vjeçari, në kërkim i biri
Sondazh
Loading …
schedule13:34 – 3 Dhjetor, 2025
Zbardhet ngjarja e ndodhur më 27 nëntor në lagjen Drinas të fshatit Mamëz, Kukës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi.
Në pranga ka rënë një 59-vjeçar dhe në kërkim është shpallur i biri, 26 vjeç.
Autoritetet kanë sekuestruar automjetin e dyshuar me të cilin kanë lëvizur autorët.
Ata akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”./abcnews.al
Të ngjashme