Qeveria e Izraelit: Libani nuk do t gjej qetsi, nse nuk kemi siguri n vendin ton
Nuk do të ketë “qetësi” në Liban pa siguri për Izraelin, paralajmëroi të mërkurën ministri izraelit i Mbrojtjes, ndërsa Izraeli ka shtuar operacionet e tij në Liban javët e fundit, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit.
“Ne nuk do të lejojmë asnjë kërcënim ndaj banorëve të veriut dhe presioni maksimal do të vazhdojë të ushtrohet dhe do të rritet,” deklaroi Israel Katz para parlamentit izraelit, duke përmendur si provë “neutralizimin” e një udhëheqësi ushtarak të Hezbollait.
Ai u zotua se për sa kohë nga rebelët e Hezbollahut nuk ka siguri për Izraelin, Bejruti nuk do të gjejë qetësi.
“Nuk do të ketë qetësi në Bejrut, as rend dhe stabilitet në Liban për sa kohë që nuk ka garanci për sigurinë e Shtetit të Izraelit,” shtoi Katz.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb