Qeveria rrit pagën minimale/ Miratohet vendimi, nga 1 janari bëhet 50 mijë lekë
schedule17:57 – 19 Dhjetor, 2025
TIRANË– Qeveria shqiptare në mbledhjen e sotme ka miratuar rritjen e pagës minimale në vlerën 50 mijë lekë.
Ky vendim nis efektet financiare nga 1 janari i vitit 2026.
Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
Njoftimi i vendimit:
Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2026./abcnews.al