Rama bën ndryshime në Qeveri, kush është zv/ministri që u largua nga detyra
Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në Qeveri.
BalkanWeb mëson se Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.
Po në Ministrinë e Brendshme, disa javë më parë u shkarkua një tjetër zv/ministër, Andi Mahila, pasi u kap duke pirë cigare në ambientet e mbyllura.
Shkarkimi i Mahilës ishte vendimi i parë i marrë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu pas betimit të saj në këtë detyrë.
© BalkanWeb