“Rama ka dëshmuar në SHBA për llogari të institucioneve amerikane”, Anduena Llabani: Ka udhëtuar i shoqëruar nga një avokat
Gazetarja Anduena Llabani, u shpreh në studion e Neës24, se kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt SHBA-së i shoqëruar nga një avokat për të dëshmuar për llogari të drejtësisë amerikane.
Llabani tha se këtë deklaratë e jep me përgjegjësi të plotë, duke konfirmuar atë që ka thënë më herët, se Rama do të thirrej si person në dijeni për të dëshmuar për çështjen “MacGonigal”.
“Di të them që me përgjegjësi të plotë them se unë nuk kam gabuar në asnjë moment që zoti Rama do të thirrej në SHBA. S’kam goditur në datë por jo në fakt. Po, zoti Rama ka qenë në Amerikë i shoqëruar me një avokat”, tha Llabani.
Anduena Llabani: Mbaj përgjegjësi të plotë në gjërat që them, por di të them që me përgjegjësi të plotë them se unë nuk kam gabuar në asnjë moment që zoti Rama do të thirrej në SHBA. Skam goditur në datë por jo në fakt. Po, zoti Rama ka qenë në Amerikë i shoqëruar me një avokat. Ajo që nuk di është fakti se ka udhëtuar me avion privat apo publik. Në rast se zoti Rama apo këshilltarët e tij mediatikë duan ta përgënjeshtrojnë këtë fakt, le ta bëjnë, por unë e them me përgjegjësi të plotë se Rama ka qenë në SHBA dhe ka dëshmuar për llogari të drejtësisë amerikane.
© BalkanWeb