“Rama ka influencë te Kushtetuesja”/ Agron Duka: SPAK nuk do tërhiqet për Ballukun! Ata që kanë bërë vepra korruptive do dënohen
Agron Duka kreu i PAA komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24, çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Gjatë intervistës në studio, ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka influencë në segmente të drejtësisë, megjithatë u shpreh se nuk beson se SPAK do të tërhiqet.
“Rama ka influencë në segmente të drejtësisë dhe kjo nuk diskutohet. Por të thuash që drejtësia që pjesë e sistemit nuk jam dakord. Unë nuk kam sesi ta argumentoj që SPAK kërkon të arrestojë zv.kryeministren por ky e mbron. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk merr një vendim SPAK nuk besoj se do të tërhiqet. Për një njeri që ke prova për korrupsion nuk besoj se mund të shpëtojë nga kjo punë. Amerikanët kanë pasur pjesën e vet të influencës madje edhe ekonomike. Pa nëse realisht ke influencë ekonomike , natyrisht do të kesh edhe influencën tjetër. Nuk besoj se Rama i ka metastazat e të gjithë sistemit të drejtësisë”, tha ai, duke shtuar: “Rama influencë ka sidomos tek Kushtetuesja. Njerëzit që kanë futur duart në fonde publike dhe kanë bërë vepra korruptive do dënohen.”
© BalkanWeb