Rama nis vizitën në Vatikan, ndan foto nga bazilika e famshme: Krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Vatikan. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë disa fotografi e detaje nga takimi.
Reagimi:
VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467
Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.
Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë
© BalkanWeb