Rama: Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK. Kryeministri: Mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin e vet
Sondazh
Loading …
schedule17:40 – 11 Dhjetor, 2025
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i uroi punë të mbarë Brahos, teksa i garantoi se do të ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin e vet.
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.”, shkruan Rama.
Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të…
— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2025
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme.
Klodian Braho mori 7 vota nga 11 anëtarët e KLP. Braho është kështu kreu i ri i SPAK, me një mandat 3 vjeçar.
Mbledhja e KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, përfundoi pas gati gjashtë orësh. Braho do të pasojë Altin Dumanin./abcnews.al
Të ngjashme