“Rama vendosi mbrëmë të lëshojë Belindën”/ Pas kaosit në Kuvend, Berisha: Balluku të sqarojë shqiptarët! Pazari i pistë…
Në përfundim të seancës kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit. Berisha theksoi se Belinda Balluku duhet të informojë shqiptarët për pazaret që kanë bërë dhe dëmet që i kanë shkaktuar shqiptarëve.
Sali Berisha: Motoja e tyre është vidh dhe ik. Agasi, është njeriu më intim i Ramës, terrorist me dy pengmarrje dhe jeton i qetë pa asnjë shqetësim madje me mbrojtje shtetërore. Lubi Balluku nuk vjen në Kuvend ndonëse duhet të njoftojë shqiptarët për pazarin e pistë. Pazari është se Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij, mes Lindës dhe Belindës dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën e të lëshojë Belindën.
© BalkanWeb