Ramos përfundon aventurën meksikane, por nuk ka ndërmend të “pensionohet”
9 Dhjetor 2025
9:20
Alfred Lleshi
Aventura e Sergio Ramos me Rayados të Monterrey është zyrtarisht e mbyllur. Këtë e konfirmoi presidenti i klubit, José Antonio “Tato” Noriega, pas eliminimit në gjysmëfinale të “Apertura 2025”. 39-vjeçari, ish-lojtar i Real Madridit, i cili kishte mbërritur në Liga MX më pak se një vit më parë, nuk do të jetë pjesë e projektit për “Clausura 2026”.
“Ne e pamë që prej kohësh se nuk kishte mundësi për të vazhduar. Na surprizoi që Sergio e njoftoi divorcin menjëherë pas ndeshjes, por ishte e drejtë e tij”, – tha Noriega. Ramos kishte dhënë sinjale largimi në një intervistë për TUDN pas humbjes me Toluca, ku shënoi golin e tij të fundit me Rayados nga penalltia.
Që nga shkurti 2025, Ramos luajti 23 ndeshje si titullar, duke shënuar 5 gola dhe udhëhequr skuadrën në “Clausura”, Botërorin për Klube dhe “Leagues Cup”. Aventura e shkurtër, por intensive e Ramos në Meksikë përfundoi, ndërsa ish-kapiteni i Real Madridit përgatitet për hapin e radhës të karrierës së tij.