Real Madrid gjen zëvendësuesin perfekt të Dani Carvjal, është italian dhe luan në Premier League
3 Janar 2026
18:46
Telesport
Pas 13 sezonesh rresht me ekipin e parë të Real Madridit, Dani Carvajal do të largohet në qershor nga “shtëpia” që e rriti, e bëri një lojtar të madh dhe i dha shumë trofe në karrierën e tij.
Ndërkohë që e ardhmja e Carvajal pritet të jetë në MLS, Real Madrid ka nisur që tani të punojë për pasuesin e denjë të spanjollit, edhe pse në rolin e tij ka një emër “big” si Alexander Arnold.
Mediet spanjolle zbulojnë se klubi madrilen po ndjek Michael Kayode, mbrojtësin italian, i cili po shkëlqen në Premier League me fanellën e Brentford. 21-vjeçari italian do të afrohet për të qenë një konkurrent i denjë për Alexander Arnold, për vendin e titullarit. Vlera në treg e italianit është 27 milionë euro.