Real “shpëton” Alonso/ Skuadra madrilene kaloi me vështirësi 2-1 transfertën e Alaves
Sondazh
Loading …
schedule12:39 – 15 Dhjetor, 2025
Një tjetër ndalesë do të ishte fatale në garën për titull dhe mbi të gjitha për pankinën e Shabi Alonso.
Por Real Madrid kalon frikën dhe kthehet te fitorja në La Liga si dhe në ndjekje të rivalëve të përjetshëm të Barcelonës në garën për titullin kampion.
Skuadra “merengues” kaloi 2-1 transfertën kundër Alavesh, por deri te festa do të vuante shumë.
Presioni për të mos gabuar u shfaq qëartë te “los blankos” në fillimin e sfidës, por një çlirim erdhi në minutën e 24-rt.
Kylian Mbappe konfirmoi edhe një herë se po kalon një sezon ndryshe nga skuadra e tij, duke shënuar golin e epërsisë.
Sulmuesi finalizoi një kundërsulm të shpejtë të madrilenëve, duke vendosur edhe fatin e pjesës së parë.
Pas pushimit, te Real dhe trajneri Alonso u kthyen sërish fantazmat e zhgënjimit, pas në minutën e 68-të, të zotët e shtëpisë barazuan shifrat me Vicente.
Gjithsesi, “los blancos” arritën të shpëtojnë veten dhe trajnerin e tyre, pasi në të 76-ën, Rodrigo shënoi golin e dytë dhe të fitores.
Me këtë sukses, në skuadrën madrilene mund të bëjnë një frymëmarrje lehtësuese, ndërsa ngjiten në kuotën e 39 pikëve në vendin e dytë të La Liga, katër më pak se kryesuesit e Barcelonës.
Të ngjashme