Reali vuan ndaj Vallecanos, trajneri Arbeloa: S’jam magjistar…
Reali vuajti por fitoi 2-1 ndaj Vallecanos, në një ndeshje që rezultoi mjaft e vështirë për Los Blancos. Trajneri i Los Blancos, Arbeloa, bëri komentin e tij.
“Nuk jam magjistar. Ajo që kërkova nga lojtarët është ajo që po shoh: angazhim dhe mentalitet. Përpjekja që treguan duhet të vazhdojë. Ky është Real Madrid, dhe duhet të bëjmë më shumë se ekipet e tjera për të fituar.
Jam i sigurt që Valencia do të luajë ndeshjen e vitit në shtëpi, dhe për ta fituar, do të duhet të luajmë shumë mirë”, ka thënë Arbeloa.
© BalkanWeb