“Rebeli” Ronaldo, gati të bojkotojë ndeshjen e dytë me Al Nassr
Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, do të mbajë qëndrimin e tij dhe nuk do luajë në ndeshjen e dytë radhazi në kampionat ndaj Al Itihad, pasi nuk mori një garanci konkrete se Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) do të bëjë ndryshime në lidhje me menaxhimin e klubit të elitës.
Cr7 është i qartë, ai kërkon trajtimin e barabartë të skuadrës së tij në krahasim me kundërshtarët e Al Hilal.
Sulmuesi portuez i Al Nassr, i cili është stërvitur me ekipin e tij këtë javë, ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në aksion varet nëse do gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar apo jo.
Nëse nuk garantohen ndryshime në javët e ardhshme, Ronaldo do të mendojë për një largim të mundshëm në qershor.
© BalkanWeb