“Refuzimi i marrëveshjes vetëm e përkeqëson situatën”, The Guardian: SHBA informoi aleatët e NATO-s mbi propozimin për Ukrainën
Zyrtarët amerikanë u shpjeguan aleatëve të NATO-s se nëse Ukraina refuzon planin e paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, oferta tjetër që do të marrë Kievi do të jetë shumë më e keqe, shkroi The Guardian duke cituar burime.
Sipas artikullit, Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Daniel Driscoll, u tha ambasadorëve të NATO-s në Kiev se “asnjë marrëveshje nuk është perfekte, por duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur”.
Raporti thotë se atmosfera në bisedime ishte “e zymtë”. Një burim diplomatik evropian i tha gazetës se ishte një “takim makth” i ngjashëm me bisedën katastrofike midis Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyyr Zelensky në fillim të vitit 2025.
Gjithashtu, pala amerikane e bëri të qartë se ishte oferta më e mirë që Kievi do të merrte ndonjëherë dhe, nëse Zelensky refuzon ta nënshkruajë atë, ai do të përballet me një marrëveshje shumë më të keqe në të ardhmen.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb