“Relatori Sandër Beci i vendosur nga PS, u merrte 300 euro studentëve”, Almer Toska: Një gjyqtar ka firmosur në kafe, presion nga grupi i Ballukut (VIDEO)
Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta gjatë një interviste në emisionin “Studio24” në News24.
Ai theksoi se një gjyqtar ka firmosur vendime në kafe, përballë personave që i jepte llogari dhe se sipas tij i është bërë presiom nga ‘grupi i Ballukut’.
Sakaq Toska hodhi akuza të forta edhe për relatorin e çështjes Sandër Becin duke thënë se është i vendosur aty nga PS, dhe se gjithashtu ka qenë pedagog i përfolur se jepte provime me 200-300 euro.
“Gjykata Kushtetuese sot është kthyer në një ferr për të gjithë anëtarët. Sot GJK që shihet si panteoni i drejtësisë shqiptarë sot është kthyer në institucionin më të dobët. Aktualisht aty po vlon diçka, një kazan i nxehtë ku secili mundet ta shmange veten nga djegia që mund t’i vijë nga presionet që mund t’i vijnë nga politika apo ndërkombëtarët.
Investimi i VanHorn për çështjen Balluku është shumë i lartë. Dhe nga ana tjetër kërcënimet dhe presionet janë shumë të larta. Dua të them se relatori i çështjes Sandër Beci, i vendosur aty nga PS, ka qenë pedagog i përfolur se jepte provime me 200-300 euro. Kemi të bëjmë me një vëzhgim absolut nga SPAK dhe ambasada. Presioni që ka vendosur qeveria mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ka detyruar SPAK të bëjë monitorime. Këta njerëz duke mos qenë gjyqtarë profesionistë mund të japin vendime të padrejta. Nëse do ketë gjyqtar të arrestuar, të parët do jenë nga Gjykata Kushtetuese. Përflitet që një anëtar i GJK ka firmosur vendimin në kafe përballë atyre që jepte llogari. Këta janë marrë janë vënë përballë ‘tytës’ që mund të jetë një thes me para, apo një presion ndryshe dhe i kanë thënë firmos këtu dhe jo në zyrë dhe këtë e ka bërë politika, grupi i Ballukut”, tha ai.
© BalkanWeb