Reshjet e borës/ Probleme me qarkullimin e mjeteve në disa akse, policia thirrje shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore
Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje.
Policia bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive.
Në Qafë Thanë, nuk do lejohet kalimi i kamionëve (rreth 2-3 orë) derisa rruga të pastrohet nga borëpastruesja në tokën maqedonase.
Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të: bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, respektojnë sinjalistikën rrugore, pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
© BalkanWeb