REUTERS: Shtohen tensionet SHBA-Iran, anije luftarake shtesë nisen drejt Lindjes së Mesme
Marina amerikane ka dërguar një anije luftarake shtesë në Lindjen e Mesme, tha një zyrtar amerikan për Reuters të enjten, mes një grumbullimi të madh ushtarak në rajon dhe tensioneve në rritje.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se anija luftarake USS Delbert D. Black kishte hyrë në rajon në 48 orët e fundit.
Shkatërruesi amerikan i pajisur me raketa të drejtuara USS Delbert D. Black është vërejtur duke kaluar përmes Kanalit të Suezit në drejtim të Gjirit, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga faqja e gjurmimit MarineTraffic
Aktualisht, të paktën 10 anije luftarake të SHBA-së besohet se ndodhen në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln.
© BalkanWeb