“Rezultati i Primareve në PD nuk respektohet”/ Erl Murati për zgjedhjet për kryetar: Është vrarë gara. Berisha i zgjedh vetë rivalët!
Në Partinë Demokratike sipas analistit Erl Muratit është vrarë gara. Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa, ai komentoi zgjedhjet në PD që pritet të jenë në prill të 2026, duke u ndalur te Primaret dhe zgjedhjet për kryetarin.
Murati nënvizoi se Primaret janë të rëndësishme, por deri më tani sipas tij kanë treguar se nuk vlejnë pasi rezultati i tyre nuk respektohet.
Sa i përket zgjedhjeve për kryetar në PD, tha se ka një handikap të madh dhe se Berisha i zgjedhe vetë rivalët.
Pjesë nga biseda në studio:
Zgjedhjet në PD në prill të 2026 dhe Primaret?
Erl Murati: Primaret në PD kanë treguar që vlejnë pak. Janë mirë që bëhen, dhe nga pikëpamja politike janë orientuese. Është më mirë kështu se sa pa Primare fare. Por duhet që rezultati i Primareve të respektohet, dhe problematika e PD nuk janë primare…Ata që fut në listë duhet t’i kesh besnik për të bërë opozitë, jo t’i kesh besnik të tu. Aty ka njerëz që kanë marrë mandatin në shtator dhe nuk kanë folur njëherë në parlament. Katër vite i fusin një gjumë…Pra është proces delikat dhe është e pamundur për t’i kënaqur të gjithë…
Zgjedhjet për kryetarin?
Erl Murati: Nuk besoj se do të ketë surpriza…Zgjedhjet për kryetarin nuk mendoj se do jetë ndryshe. Pra nëse Salianji do shpallë ambicie për të garuar, jam 100 % i bindur që nuk do lejohet të kandidojë…Pra ky është hendikapi më i madh i PD. Është vrarë gara…Ai thotë do thotë bëj zgjedhje por rivalët i zgjedhe Berisha…
© BalkanWeb