Rikthimi i Ballukut në detyrë/ “Akt për të mbrojtur paratë e vjedhura me ‘lubinë’”, Berisha: Vendimi mbylli çdo mundësi për luftën kundër korrupsionit
Kreu i PD, Sali Berisha në deklaratë për mediat komentoi sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Berisha tha se vendimi doli nga zyra e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se pas këtij momenti i mbyllet çdo hapësirë luftës kundër korrupsionit në rangun e lartë.
“Vendimi i dalë nga zyrat e Ramës dhe i firmosur nga gjykatës të papërgjegjshëm mbyll çdo shteg çdo rrugë dhe mundësi për luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen me ligj të pasurive publike dhe taksave të shqiptarëve.
Rama kreu aktin më të pashembullt në histori, për të mbrojtur paratë e vjedhura dhe të ndara me Lubi Ballukun në tunelin e LLogarasë dhe jo vetëm. Çdo përpjekje për të ftuar korrupsionin nga persona me imunitet bëhet zero. Vendimi i dalë nga zyrat e Ramës.
© BalkanWeb