Ronaldo apo e majta “vrasëse”/ Portugezi ka shënuar 182 gola me këmbën “e keqe” në karrierë
Sondazh
Loading …
schedule12:06 – 29 Nëntor, 2025
Jo më kot cilësohet një nga legjendat më të mëdha.
Po ashtu, jo më kot ëndërron ta cilësojnë si më të mirin e të gjitha kohëve.
Kristiano Ronaldo është një profesionist I ajkës më të lartë të elitës së sportit botëror dhe këtë e tregon edhe me golat e shënuar me atë këmbë që cilësohet “e keqja”.
Për CR7 kjo është e majta.
I njohur si goditës me të djathtën, superylli portugez ka 614 rrjeta të shënuara me të, ndërsa me të majtën gjithashtu është shumë lart në renditjen e të gjitha kohëve.
Statistikat thonë se ylli 40-vjeçar ka 182 gola gjithsej me këtë gjymtyrë, duke qenë në vendin e pestë në histori.
I pari është padyshim madhëria e tij, Lionel Mesi, që është “sallaks I lindur”.
Kampioni I botës numëron plot 752 herë që ka shënuar me të majtën, por ata që vijnë më pas nuk janë shumë lart Ronaldos.
Kristiano ndjek brazilianin Hulk që është I dyti me 258, pastaj Mohamed Salah me 243 dhe 191 nga Antuan Grizman.
Pra, portugezi është shumë pranë francezit, edhe pse do ta ketë të vështirë të ngjitet në podium.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
Të ngjashme