“Rotacioni politik në Shqipëri bëhet vetëm nëse këta 150 mijë…”, Ermal Hasimja: PD shans të mirë me Kodin Zgjedhor, nuk duhet të shikojë interesat e veta
Politologu, Ermal Hasimja, theksoi se rotacioni politik në Shqipëri bëhet vetëm nëse ka një opozitë shumë e bashkuar. Hasimja tha se PD e ka mundësi fantastike me Kodin Zgjedhor, por sipas tij, këta të fundit po shohin vetëm interesat e kampit blu.
“Që opozita të fitojë zgjedhjet në Shqipëri duhet të jetë shumë e bashkuar. Duhet të ketë gri fluid dhe shumicës që të gjitha partitë i shohin njësoj. Këta që i shohin ‘të gjitha njësoj’ janë 150 mijë veta që kanë furnizuar partitë e reja me vota.
Pra duhet të marrë gjithë votat e opozitës dhe të bindë dhe këta të tjerët. Këta të tjerët janë ata që kanë furnizuar partitë e reja dhe të vogla. Domethënë këta njerëz si mund ti tërheqës. Pra janë 25% të votave të opozitës.
Këta njerëz si mund ti tërheqës kur ti shkon në parlament dhe merresh vesh me PS për interesat personale, si parti dhe jo për interesat e elektoratit. Po të isha unë në PD, këto kauza jo vetëm do të përfaqësoja, por do ti shpikja.
Ty të del Kodi Zgjedhor, një mundësi fantastike që ti thuash këtyre 150 mijë votuesve që unë nuk do të shoh interesin e partisë sime për të hequr konkurrentët në kampin opozitar. Por përkundrazi do të mbaj qëndrim parimor, sepse interesi jonë kryesor është që të ndryshojmë qeverisjen në Shqipëri. Dhe çfarë bën të del atje dhe i thua që jo mua më interesojnë në radhë të parë, interesi i partisë.”, tha Hasimja.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb