Rrajat në rrjetën e SPAK/ Karamuço: Dëshmi dhe prova nga Franca për SKY ECC, pritet të ndodhin arrestime të tjera
schedule23:22 – 10 Dhjetor, 2025
Një grup kriminal prej 14 personash, pjesë e të cilit ishin 3 anëtarë të fisit Rraja në Nikël, është goditur nga SPAK.
Profesori Ervin Karamuço thotë se ka pasur dëshmi dhe prova nga Franca, se ky grup kriminal ka pasur komunikime në SKY ECC.
Karamuço shtoi se priten arrestime të tjera.
“Në fakt, është në vijimsi të aksioneve të rëndësishme që ka bërë SPAK në luftën kundër krimit të organzuar. Ndihmën më të madhe e kemi nga autoritetet franceze, nga komunikimet në SKY ECC, ku do të ketë të tjera grupe dhe veprimtarinë që kanë kryer, të regjistruara nga ky aplikacion. Pritej të ndodhte dhe pritet të ndodhin edhe arrestime të tjera. Ky grup përfaqëson një prej grupeve të skeduara nga ana e Policisë së Shtetit. Ne kemi një grup të strukturuar. Tashmë kemi edhe akuza konkrete dhe masat që janë marrë. Policia ka dyshime se tre persona të këtij grupi mund të jenë larguar më përpara në drejtim të Emirateve të Bashkuara Arabe. Janë ekzekutuar masa jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të huaja. Dy ose tre persona nga këta, që ende nuk janë vënë në pranga, janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.”, theksoi ai./abcnews.al