Rrëzohet pezullimi i Ballukut/ “Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin
schedule20:23 – 18 Dhjetor, 2025
Avokati Gentian Romani, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News ‘Kushtetuesja’ ka përmbysur shpresat e SPAK lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, situata është përmbysur. Prokuroria e posaçme kërkon të mos krijohet asnjë precedent nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë situatë. Çdo komunikim që do përftohet nga këto telefona nëse nuk ka heqje të imuniteti nga ana e Kuvendit është e pavlefshme. Nëse nuk ka heqje të imuniteti të zonjës Balluku nuk mund të përdoret. Nuk e di se si Gjykata e Posaçme ka arritur në këtë qëndrim. Prokuroria e Posaçme dhe çdo prokurori tjetër ka të drejtë të paraqesë edhe prova të pavlefshme…”, tha avokati.
Gjithashtu gjatë intervistës ai tha se SPAK ka mbledhur prova pa hequr imunitetin, duke thënë se provat e tilla janë të papërdorshme.
Më tej ai nënvizoi se çdo provë nga telefonat, SPAK nuk e përdor dot më para gjykatës nëse Ballukut nuk i hiqet imuniteti nga Kuvendi.