Rruga drejt Botërorit/ Formula e fazës së play off për Shqipërinë dhe Kosovën
schedule12:48 – 20 Nëntor, 2025
Katër skuadrat e vazos së parë, Italia, Turqia, Danimarka dhe Ukraina janë koka në katër minigrupet, ose “shtigjet” drejt finaleve, ndërsa do të luajnë në gjysmëfinale me skuadrat e vazos së katërt që vijnë nga Liga e Kombeve.
Ndërkohë, skuadrat e vazos së tretë ku bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova do të përballen në gjysmëfinale me ekipet e vazos së dytë, që janë për momentin Uellsi, Sllovakia, Polonia dhe Çekia.
Për këtë arsye, sipas kësaj skeme nuk do të ketë “derbi shqiptar” as në finalet e play off. E sigurtë është që si Shëqipëria ashtu edhe Kosova do të luajnë në transfertë ndeshjen gjysmëfinale.
Në rast kualifikimi, stadiumi ku do të luhet sfida finale do të vendoset gjithashtu në shortin që do hidhet po të enjten në Zyrih, i cili do të përcaktojë edhe “shtegun” e fundit.
Kjo do të thotë, gjithmonë në rast kualifikimi, që kuqezinjtë dhe “Dardanët” mund të luajnë në shtëpi ose sërish në transfertë sfidën finale të play off. Kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës e bënë punën e tyre në fushë, tani të gjithë të shpresojmë që edhe fati të jetë në goglat e shqortit të së enjtes.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

